‘Brexit’ dhe në Premier League;Federata angleze mendon për masa të reja

Cështja e ‘Brexit’ prek edhe futbollin dhe kjo është e paevitueshme. Kjo ka bërë që drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit të mendojnë për masa të reja në lifdhje me futbollistët e huaj që luajnë në Premier League. Mësohet se qeveria e futbollit në angli po mendon të vendosë një rregull të ri në këtë pikë që lejon federimin e jo më shumë se 12 futbollistëve të huaj nga klubet e kategoprisë më të lartë të futbollit anglez.

Kjo mund të thotë se shumë kontrata të futbollistëve të huaj që janë drejt skadencës së tyre, nuk do të rinovohen. Po kështu vlen të kujtohet se për futbollistët komunitarë qarkullimi është i lirë, ndërsa për ekstrakomunitarët në Britani kërkohet me cdo kusht leja e punës. për më tepër, 75% e futbollistëve të huaj që aktivizohen në futbollin anglez luajnë me përfaqësueset e tyre.

Nga të dhënat për 20 klubet e Premier League Angleze rezultojnë se 13 prej tuyre janë të ‘jashtëligjshme’ dhe këtu përfshihen edhe ato që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve dhe Europa League. I vetmi klub që duket se është më në rregull nga të gjithë emrat e mëdhenj të futbollit britanik, është Liverpuli që ka në radhët e tij 10 lojtarë autoktonë.

sfidanti.al