Klubet që kërkojnë shërbimin e Diego pablo simeones të qetësohen dhe të rrinë në pritje. Trajneri argjentinas është shumë pranë rinovimit të kontratës së tij me Atletikon e Madridit duke qenë se ajo skadon në fund të këtioj sezoni. Sipas ‘Radio Marca’, bisedimet mes drejtuesve të klubit spanjoll dhe teknikut kamnë filluar që në muajt e verës dhe se shumë shpejt simeone do të nënshkruajë kontratën e tij të re.
Gjithnjë sipas ‘Radio Marca’, kontrata e re e Simeones do të shoqërohet edhe me një pagë shumë të majme që tejkalon edhe atë të sulmuesit francez, Antuan grizman që vlerësohet në 20 milionë Euro në sezon. Në të njëjtën kohë, në kontratën e Diego Pablo Simeones duket se është përfshirë edhe një klauzolë që e lehtëson shumë largimin e argjentinasit, nëse ai vendos të ndërpresë bashkëpunimin me Atletikon e Madridit përpara afatit të mbylljes së kësaj kontrate.
sfidanti.al