Ceremonia e dasmës shfaqet në horizont për Kristiano ronaldon. lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja portugeze ‘Correio da Manha’, sipas së cilës sulmuesi i Juventusit i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Xhorxhina Rodrigez gjatë udhëtimit të tij në Londër ku ata festuan edhe 1 vjetorin e lindjes së vajzës së tyre Alana Martina.
Vetë modelja spanjolle nëpërmjet një postimi në Instagram, publikoi foton e unazës më të fundit që duket se është ajo e fejesës. Gjithnjë sipas të përditshmes portugeze, përgjigjja e Xhorxhinës ishte e menjëhershme dhe pozitive, madje gjatë qëndrimit në Londër nisi të provojë edhe ndonjë fustan nusesh.
Kristiano Ronaldo dhe Xhorxhina Rodrigez frekuentohen që nga viti 2016. Historia e tyre e dashurisë u konfirmua vetëm në muajin dhjetor të atij viti kur u publikua dhe një foto e tyre teksa shkëmbenin puthje. përpara një viti erdhi në jetë fëmija i tyre i parë Alana Martina dhe e katërta për futbollistin pas Kristiano Xhunior, e binjakëve Mateo dhe Eva të lindur nga nëna mbartëse
sfidanti.al