Celsi nën lupën e FIFA? Hetohet për transferimimin e minorenëve

Celsi hyn në telashe. Sipas të përditshmes britanike ‘the Guardian’, klubi londinez, së bashku me ekipe të tjera të Premier Leagues emrat e të cilëve nuk janë përmendur, po hetohen nga FIFA për thyerje të rregullores së këtij institucioni për transferimim e futbollistëve nën 18 vjec.

Sipas kësaj rregulloreje, nuk lejohet transferimi i futbollistëve nën 18 vjec, përvec rasteve kur ata kanë emigruar me familjen për motive që nuk kanë lidhje me futbollin, ose në rastet kur lojtaro dhe klubi ndodhen në një distancë prej 50 km larg kufirit shtetëror. Celsi duket se është vënë në shënjestrën e FIFA për federimin e Bertrand Traore dhe 19 operacione të tjera, 13 nga të cilat kanë të bëjnë me futbollistët minorenë. Sulmuesi, që tani është pjesë e Lionit në 1 janar të 2014 firmosi kontratën e tij si profesionist kur i kishte mbushur të 18, por ai ishte i pranishëm në ndeshjen kundër Arsenal U18 kur ai ishte vetëm 16 vjec

FIFA bëri të ditur se janë hapur hetimet për Celsin dhe klube të tjera që mund të kenë thyer këtë rregull të saj dhe se deri tani nuk është marrë asnjë vendim. Në Evropë klubet që janë ndëshkuar për thyerjen e kësaj rregulloreje, janë Real e Atletiko madrid dhe barcelona të cilat u dënuan me bllokim të merkatos për 2 vjet. sipas asaj që publikohet te ‘Mediapart’ edhe Celsi rrezikon që të marrë një penalizim të tille. ndërkaq, klubi londinez ka reaguar duke deklariuar se ka bashkëpunuar me FIFA duke e furnizuar me prova të plota që tregojnë se Celsi ka vepruar konform rregullave të këtij institucioni.

sfidanti.al