Lebron Xhejms shkruan historinë; ndër 5 shënuesit më të mirë në NBA

Lebron Xhejms shkruan një tjetër faqe në historinë e NBA. ‘The King’ ishte protagonisti absolut i fitores së Los anxheles Lejkërs ndaj portland 127-116 duke shënuar 44 pikë, një statistikë që e vendos atë në vendin e pestë të shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA me 31425 pikë duke lënë pas një legjendë të kampionatit amerikan të basketbol;lit si uilt Çambërlejn. Portland u përpoq që t’i përgjigjej skuadrës kaliforniane me Lillard që regjistroi një bilanc me 31 pikë dhe 11 assist, por që në fund nuk arriti t’ia prishë mbrëmjen historike Lebron Xhejmsit

Bostoni regjistroi një fitore të lehtë ndaj Cikagos në ndeshjen e tij të radhës në NBA. Në TD Garden, skuadra e Bulls e fitoi këtë përballje me rezultatin 111-82 duke treguar se po kthehet në formën e sezonit të kaluar. Braun, irving dhe Tatum ishin më të mirët në parket për Bostonin teksa të tre së bashku shënuan 49 pikë, ndërsa te Cikago Bulls, u ndje shumë fgakti që Lavin shënoiu vetëm 10 pikë dicka që nuk i ndodhte prej shumë ndeshjesh.

Detroit fitoi me Toronton 106-104 dhe meritën për këtë e pati pikërisht ish trajneri i Raptord Duejn Kejsi. Ky i fundit arriti të kriojojë skemën e aksionit që solli edhe pikët e fitores për skuadrën e Pistons. Grifin ishte shënuesi më i mirë në parket me 30 pikë, ndërkohë që në bilancin e tij janë edhe 12 topa në tabelë. për Toronton, 26 pikët e të zakonshmit Leonard nuk mjaftuan për të eviotuar disfatën.

sfidanti.al