Klaudio Ranieri rikthehet në kampionatin anglez të futbollit dhe është zyrtarisht trajneri i skuadrës së Fulhemit që e konfirmpoi lajmin në një komunkatë për shtyp.
‘Shahid Khan bëri të ditur se ka emëruarKlaudio Ranierin si trajner të Fulhemit në vend të Slavisa Jokanovic-lexohet në komunikatën e klubit londinez që është në vendin e fundit të klasifikimit në Premier League me 5 pikë të grumbulluara, por vetëm 3 pikë larg zonës së mbijetesës.
Në këtë pikë teknikun roman e pret një detyrë shumë e vështirë, por më pak e komplikuar se ajo e vitit 2016, kur arriti të fitojë titullin kampion në Premier League me Leister.
Klaudio Ranieri firmosi me Fulham një kontratë disa vjecare dhe do të bëjë debutimin e tij me këtë skuadër në 24 nëntor në Craven Cottage me sfidën ndaj Sauthemptonit. Kështu që ai ka në dispozicion 10 ditë për të vënë dorë te një skuadër që ka në radhët e saj një futbollist kampion bote si Andre Shyrle dhe elementë tjerë shumë interesantë mes të cilëve Rajan Sesenjon
‘Është një nder i madh për mua që të pranoj ftesën e Z.Khan-tha Ranieri-është një mundësi shumë e mirë për mua që të punoj te Fulhem që është një klub me shumë traditë e histori. objektivi i kësaj skuadre nuk duhet të jetë asnjëherë mbijetesa në Premier League, duhet të jemi një kundërshtar i vështirë për të gjithë’.
sfidanti.al