Klivlend rigjen buzëqeshjen në këtë sezon në NBA. skuadra nënkampione, që në këtë sezon po shfaqet si më e dobëta e ligës, arriti të mposhtë Sharlotën me rezultatin 113-89 dhe më i miri në parket rezultoi të ishte Klarkson me 24 pikë, ndërkohë që dhanë ndihmën e tyre në këtë sukses edhe Sekston dhe Hud me 16 pikë secili. ndërsa te Sharlota, Uoker u bë protagonisti negativ për skuadrën e tij pasi shënoi vetëm 7 pikë në këtë përballje.
Denverin duket se e ka kapur kriza. Hjustoni e mposhti skuadrën nga Micigani 109-99 duke i shkaktuar asaj humbjen e 5 sezonale. Xhejms Harden shënoi 22 pikë në këtë ndeshje për Hjustonin, ndërsa Kapela e mbylli atë me 24 pikë. te Denver më të mirët ishin Jokic me 14 pikë, Morris me 19 dhe Mërrej e Herris me 15 pikë secili.
Golden Stejt nuk e përsërit gabimin e bërë në derbin kalifornian me Los anxheles klipers dhe rikthehet te fitorja. Skuadra kampione e NBA edhe pse pa Kërrin e Drejmond Grin, arriti të fitojë ndaj Atlanta Houks me rezultatin 110-103. ata që drejtuan skuadrën e Uorriors drejt këtij suksesio ishin Klej Tompson dhe Kevin durant që e mbyllën sfidën me 24 dhe 29 pikë të shënuara respektivisht, ndërkohë që dha kontributin e tij edhe Kuk me 18 pikë.
sfidanti.al