Ibrahimovic vlerësohet sërish, për golin më të bukur në MLS

Ishte data 31 mars kur Zlatan Ibrahimovic bëri debutimin në kampionatin amerikan të futbollit në derbin mes Galaxy dhe Los Angeles FC. dhe cfarë debutimi ishte ai i suedezit që tashmë edhe pse 37 vjec vazhdon të befasojë të gjithë në botën e futbollit.

në atë ndeshje, Ibrahimovic shënoi 2 gola në fitoren e arritur nga skuadra e tij 4-3 dhe njëri prej tyre ishte një kryevepër e vërtetë. Ibrakadabra me një parabolë perfekte nga 40 m largësi mposhti portierin e skuadrës kundërshtare. Pikërisht për këtë gol të tij, ai ka marrë edhe vlerësimin me Cmimin si ‘Goli më i Bukur i vitit’ në Major League Soccer, një cmim ky mëse i merituar për të.

sfidanti.al