Dridhen Paris Sën Zhermeni dhe Mancester Siti; UEFA mund të rihapë cështjet e tyre

Paris Sën Zhermeni dhe Mancester Siti po dridhen përsëri. federata Evropiane e futbollit ka bërë të ditur se mund të rihapë cështjet e tyre për mosrespektimin e rregullit të Fair Play Financiar dhe  e gjithë kjo ndodh pas zbulimit të disa dokumentave nga ana e Football Leaks të publikuara në median franceze.

‘Nëse informacionet që dalin do të vërtetojnë se cështjet  e mëparshme për Fair Plauy Financiar nuk janë ttrajtuar në mënyrë të rregullt atëherë ato do të rihapen-konfirmon UEFA në një komunikatë në faqen zyrtare të Interntetit-duke parë zbulimet e reja nga Football Leaks, UEFA mund të riekzaminoje situatën financiare të klubeve evropiane.UEFA cdo vit bën vlerësimin e të gjitha skuadrave përsa i përket rregullit të Fair Play Financiar dhe ekuilibrit ekonomik të tyre. Nëse informacionet e publikuara do të kenë një peshë të madhe, UEFA do t’i përdorë ato për të bërë krahasimin me ato të dhëna nga klubet dhe do të kërkojë shpjegime, qartësime ose edhe përgënjeshtrime nga ata që janë të përrfshirë në këtë cështje’.

sfidanti.al