Me fitoren 2-0 në San Siro kundër Milanit, Juventus vendosi një rekord të ri për kampionatin italian, pas atij të fitores së 7 titujve radhazi. pas 12 ndeshjeve, bardhezinjtë kanë arritur në kuotën e 34 pikëve, pas një bilanci me 11 fitore dhe vetëm 1 barazimi atë me xhenoan. Për skuadrën e Allegrit, kjo e dhënë përbën startin më të mirë të kampionatit që ka bërë ndonjëhere një skuadër e Serisë A që nga miomentu kur kjo ligë është bërë me grup të vetëm. Rekordi i mëparshëm i përkiste Napolit të sezonit 2017/2018 dhe Romës së sezonit 2013/2014 me 32 pikë.
Fillimi i sezonit me ritmin e fitoreve është kthyer në një zakon për Alegrin që në 4 sezonet e tij në stolin bardhezi ka mundur të grumbullojë 30 pikë në 2016-2017, 21 në 2014/15 e 2017/2018 dhe 34 tani në sezonin aktual. I vetmi sezon ku Juventus ‘stonoi’ ishte 2015/2016 me 18 pikë të grumbulluara pas 12 javëve, por më pas u rtegjistrua seria e 15 fitoreve radhazi.
sfidanti.al