Refuzimi i Realit të Madridit, Konte: Askush nuk më ka përdorur

Antonio Konte duket se është i vendosur që të qëndrojë 1 vit pushim edhe së fundmi ishte në qendër të vëmendjes së mediave për kalimin e mundshëm te Reali i madridit, dicka që në fund nuk ndodhi pasi trajneri italian e refuzoi klubin spanjoll. ish trajneri i Celsit që gjithsesi është ende në kontratë me Blutë e Londrës, foli për këtë cështja gjatë ceremonisë së zhvilluar nga Federata italiane e Futbollit për trajnerin më të mirë të vitit në Serinë A.

‘Për një trajner të një niveli të lartë, nuk është asnjëherë pozitive marrja e drejtimit të një skuadre në mes të sezonit-tha Konte-është më mirë kur e nis punën me fillimin e sezonit. Sigurisht do më pëlqente të kthehesha në Itali, më pëlqen kampionati ynë, por në këtë moment Juventus ka krijuar një hendek me skuaadrat e tjera që për të reduktuar diferencat e krijuara do të duhet të punojnë shumë’

Konte lëshoi edhe një batutë për gjestin e Murinjos në përfundim të sfidës mes Juventusit e Mancester Junajtid në Ligën e Kampioneve. ‘Nuk jam personi i duhur për të folur për këtë temë-tha Antonio Konte

sfidanti.al