F1, Vershtapen zënkë me Okon, dënohet nga FIA me dy ditë punë sociale

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit merr masa ndëshkuese për Maks Vershtapen pasi u bë protagonist i një zënke me Sebastian okon [as përfundimit të garës në Cmimin e Madh të Brazilit. shkak për këtë u bë incidenti mes holandezit të Red Bullt dhe pitlotit të Force India që e pengoi Vershtapen të fitojë garën në Interlagos. Vershtapen me gjestin e tij theu rregulloren e FIA për sjelljen sportive dhe për këtë arsye ai u dënua me kryerjen e punëve sociale për dy ditë

‘Vershtapen e shpjegoi irritimin e tij për shkak të incidentit dhe saktësoi se nuk kishte për qëllim të godiste Okon dhe se reagimi i francezit e provokoi duke bërë që ai të humbasë qetësinë-lexohet në një komuniktarë të komisarëve të garës-edhe pse i kuptojme arsyet e kësaj sjelljeje të Vershtapen, u vlerësua se kjo sjellje e tij nuk përbën një shembull që duhet ndjekur nga pilotët më të rinj’.

sfidanti.al