Vitet kalojnë, por pasioni për garat motociklistike duket se ka mbetur i paprekur për Sete Xhibernaun. ish piloti spanjoll, dikur rival i valentino Rosit në MotoGP dhe që në dhjetor mbush 46 vjec, do të kthehet në pistë në vitin 2019 për të garuar me skuadrën pons Racing në Botërorin më të ri, atë të Moto E, ku pilotët përdorin motorë elektrike.
Piloti spanjoll, dy herë nënkampion bote në MotoGP deklaroi se e gjithë kjo ishte një surprizë për të, por ai është gati për aventurën e re
‘Kur u tërhoqa nga garat nuk e mendova se do të rikthehesha në pistë-tha Xhibernau-por jeta të rezervon shumë surpriza dhe pas shumë viteve në pension, ja ku jam sërish këtu. E falenderoj skuadrën për mundësinë që më dha. jam i emocionuar dhe gati; dikur ishte epoka e 2 kohëve tani është ajo e 4 kohëve, por e ardhmja është elektrike’.
Kampionati Botëror i Moto E u krijua duke parë suksesin që ka arritur Formula E. Ky eveniment do të ngrejë siparin e tij në 5 maj në herez dhe do të mbyllet në 15 shtator në Mizano. në kalendarin e këtij kampionati janë përfshirë 5 gara në Evropë, ndërkohë që kompania që do të furnizojë me goma skuadrat është ‘Michelin’. në total do të jenë 18 pilotë me 12 skuadra dhe mes tyre spikasin edhe emrat e Aleks De Anxhelis e Niko Terol
sfidanti.al