Shifra 222 milionë euro nuk e përfaqëson plotësisht koston e operacionit “Nejmar” për Paris SG. Burime sërish nga “Vjedhjet e Futbollit” (Futboll Liks – Football Leaks) tregojnë se klubi francez u detyrua të paguajë plot 252 milionë euro, pasi në listën e shpenzimeve u futën edhe pjesët e agjentëve të futbollistit brazilian, si dhe pjesa për klubin që e informoi PSG-në.
Pra 222 milionë u pagua kartoni, nga 10.7 milionë mori secili nga dy agjentët e Nejmarit, babai Nejmar Senjori, dhe izraeliti Pini Zahavi, ndërsa klubi që e informoi presidentin Al Helaifi mori 8.7 milionë euro. Në total, shifra është 252 milionë euro. Nuk dihet sesa do të prishë punë kjo shifër në problemet me Lojën e Ndershme Financiare të UEFA-s.
Sfidanti.al