Kryesia e klubit të Barcelonës vendosi që t’i ofroi kontratë të re futbollistit të vet Zhordi Alba, njofton media spanjolle. Ky pjesëtar i përfaqësueses sapnjolle kishte kohë që kërkonte një kontratë të re dhe rritje të pagës, por kërkesat e tij binin në vesh të shurdhët në “Kamp Nou”.
Alba, në fakt, është bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Barcelonës, por, sidoqoftë, kushtet e tij financiare janë po ato që ai ka pasur që në vitin 2015. Shumë klube të mëdhenj evropianë kanë treguar interesim për shërbimet e këtij mbrojtësi të majtë të shkëlqyer, kështu që tani Barça, duke e ndjerë rrezikun e largimit të tij, i ofroi kontratë të re dhe rritje page.
Sfidanti.al