Bufoni bën krahasimin mes Napolit të Sarit dhe të Ançelotit

Xhixhi Bufon e përjetoi edhe një herë tjetër atmosferën spektakolare të stadiumin “Sao Paolo”, por kësaj here si pjesëtar i PSZH-së franceze që erdhi të merrte tri pikë, por u largua vetëm me një pikë nga Napoli (1-1). Sidoqoftë, portieri veteran italian, 41 vjeç, e tregoi edhe një herë tjetër se përse ai konsiderohet akoma si një nga më të mirët në botë, duke bërë disa pritje fantastike si të ishte një porter 30-vjeçar.
Në prag të ndeshjes, në një prononcim të tij për medias, Bufoni iu referua temës tani shumë aktuale se ku qëndron ndryshimi mes Napolit që drejtonte Mauiricio Sari dhe Napolit të tanishëm që drejtohet nga Karlo Ançeloti.
“Të them të drejtën, unë e kam të vështirë që të bëj dallimin mes Napolit të Sarit dhe këtij të Ançelotit, pasi të dy janë të mirë. Sidoqoftë, unë kam konstatur një dallim dhe e kam fjalën për mentalitetin që u ka futur në kokë lojtarëve Ançeloti. Gjatë viteve të kaluar, Napoli ka luajtur një futboll fantastik, shumë, shumë të bukur, mua gjithnjë më dukej sikur lojtarët e tij luanin me 2000 km në orë! Kurse tani unë shoh një ekip që di ta përcaktojë ritmin, në varësi të ndeshjes, pra e kontrollon ritmin në fushë”, vuri në dukje Bufoni.
Sfidanti.al