Bejlin s’e duan më: Ka ardhur koha që ai t’ia mbathë nga Bernabeu

Para pesë vitesh, Garet Bejli, pasi për të u paguan 86 milionë sterlina, u largua nga Totenhemi dhe u bashkua me Realin e Madridit, por tani ka disa kohë që po flitet për largimin e tij nga “Santiago Bernabeu”, sidomos, në drejtim të Junajtidit.
Tani, ka shumë zëra se Bejli nuk është më i mirëpritur në dhomën e zhveshjes së Realit dhe se “liderët e mbretërorëve” duan që ta largojnë atë nga klubi.
Gazetari spanjoll, Eduardo India, në emisionin e fundit “El Çiringuito”, vuri në dukje se disa lojtarë me peshë në “Santiago Bernabe”, midis tyre edhe kapiteni Serhio Ramos, ia kanë bërë të ditur qartë presidentit Florentino Perez se ky i fundit do të bënte mirë që ta shiste Bejlin, sepse ai nuk është më i nevojshëm.
Në ndeshjen e fundit të Realit kundër Valadolidit, Bejli u vërshëllye nga tifozët dhe ata e zëvendësoi futbollisti i ri brazilian, Vinicius Junior, që e tregoi veten shumë më të rrezikshëm para portës kundërshtare sesa futbollisti uellsian.
Sfidanti.al