Qëndrat e basteve nuk e dinë se kush është favorit: Boka apo Riveri?

Rrallë herë ndodh që koeficientet të jenë të njëjtë, por kështu po ndodh me rastin e ndeshjes së ardhshme finale të Kupës Libertadores së Amerikës Latine mes dy klubeve argjentinas, Boka Juniors dhe River Plata, pasi është shumë e vështirë të përcaktohet se cili prej këtyre dy ekipeve të mëdhenj argjentinas do të jetë më i mirë në dy ndeshjet e ardhshme mes tyre.
Ndeshja e parë do të luhet në “Bonbonjera”, ku mbas tri ditësh mikpritëse do të jetë Boka, ndërsa mbas dy javësh do të zhvillohet ndeshja e kthimit në stadiumin “Monumental”.
Qendrat e basteve, si asnjëherë më parë, kamë ofruar koeficiente të barabartë, kështu që ai do të jetë 1.90 si për Bokën, ashtu edhe për Riverin.
Në fakt, kur luajnë këtë dy ekipe argjentinas, nuk ka favoritë, pasi ndeshjen mund të fitojë secili prej tyre. Çështja është sesa kartona të verdhë dhe të kuq do të nxjerrë kësaj here gjyqtari kryesor i ndeshjes, pa folur për trazirat e mëdha në rrugë që e shoqërojnë duelin mes këtyre dy ekipeve para dhe mbas ndeshjes.
Sfiudanti.al