Legjenda e papërsëritshme e futbollit anglez, ser Aleks Fergson, më 6 nëntor të vitit 1986 u ul për herë të parë në stolin e drejtimit të Mançester Junajtidit dhe me siguri që as vetë nuk e ka pritur se ai do të qëndronte në atë stol plot 27 vite. Për ata që nuk e dinë ose e kanë harruar, po ua kujtojmë se trajneri i fundit i Junajtidit para Fergusonit ka qenë Ron Atkinson që u shkarkua në fillim të nëntorit 1986.
Megjithatë, më 6 nëntor 1986, nisi një epokë e re që vazhdoi pothuajse 30 vite. Fergusoni e mori Junajtidin pasi kishte fituar disa trofe me Aberdinin skocez dhe, më pas, ai u shndërrua në figurën qëndrore të historisë së pasur të klubit të “Old Traffordit”.
Gjatë “sundimit” të tij 27-vjeçar, Aleks Fergusoni solli në “Old Trafford” plot 38 trofe, përfshi 13 tituj kampioni të Premier Ligës, dy tituj të Ligës së Kampioneve dhe pesë Kupa FA.
Ser Aleks Fergusoni e ka drejtuar Mançester Junajtidin në gjithsej 1500 ndeshje, nga të cilat ka fituar në 895. Ai u largua nga “Old Traffordi” në fund të sezonit 2012/13 dhe këtë e bëri, duke dalë kampion me “djajtë e kuq”.
Sfidanti.al