Oklahoma Siti zhyt akoma më thellë në krizë, Klivlend Kavaliers. Skuadra e Thander edhe pse pa Rasëll Uestbruk, arriti të mposhtë nënkampionët e NBA me rezultatin 95-86. ai që mori përsipër te udhëheqë Oklahomën drejt kësaj fitoreje ishte Shrëder me 28 pikë personale të shënuara.
Miami dhe San Antonio u bënë protagoniste të një ndeshjeje ku asnjëra prej tyre nuk ishte në fgjendje që të arrinte kuotën e 100 pikëe. Miami ishte skuadra që bëri më mirë në parket duke e fituar këtë përballje me teksanët 95-88 duke u shkaktuar këtyre të fundit humbjen e 4 në këtë sezon të NBA. Uajtsajd spikati për skuadrën e Hit me 29 pikë e 20 topa në tabelë, ndërkohë që te Spërs u dalluan Mills me 20 pikë e DeRozan me 18.
Dallasi frenohet nga Jutah me këtë të fundit që fitoi sfidën 117-102. Trinomi Rubio-Micell-Gobert u shfaq në një formë të shkëlqyer teksa këta basketbollistë së bashku shënuan 50 pikë. Ndërsa te Maveriks, Luka Doncic vazhdon të tregojë talentin e tij dhe e mbylli këtë sfidë me 24 pikë duke u bërë kandidati kryesor për të fituar cmimin ‘rookie i vitit’ për lojtarin debutues më të mirë në NBA.
Kush do ta ndalë Toronton? Për momentin përgjigjja është askush. skuadra kanadeze fitoi një tjetër ndeshje, atë me Sakramenton 114-105 duke e cuar bilancin e saj në 11 fitore dhe vetëm 1 humbje. Për Toronton ishte Leonard më i miri në parklet me 25 pikë e 11 topa në tabelë, ndërkohë që dhanë një kontribut edhe Siakam me 21 pikë dhe Ibaka me 14 pikë e 14 topa në tabelë.
sfidanti.al