“El Klasiko” e parë pa Ronaldon dhe Mesin mbas 11 vitesh!

Këtë fundjavë në program është një nga derbit më të mëdhenj në botë mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Por kjo ndeshje nuk do të jetë aq eksituese sesa ato të deritanishmet për arsyen e thjeshtë se në të, për herë të parë mbas 11 vitesh (që nga 2007), nuk do të luajnë dy futbollistët më të mirë të boës, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Ronaldo nuk do të luajë, sepse gjatë verës është transferuar te Juventusi, kurse Mesi, për shkak tëdëmtimit serioz që pësoi në ndeshjen e fundit të Barcelonës kundër Seviljes (4-1) dhe që do ta lejë atë të paktën tri javë jashtë fushës.

Për herë të fundit, kur Ronaldo dhe Mesi nuk kanë luajtur në “El Klasiko” ka qenë viti 2007, kur në fushë dolën:

Barcelona – Valdes, Abidal, Markez, Pujol, Milito, Deko, Çavi, Iniesta, Ture, Ronaldinjo dhe Eto.

Reali – Kasijas, Haince, Kanavaro, Ramos, Pepe, Diara, Shnajder, Van Nisterloj, Raul dhe Robinjo.

Lionel Mesi, gjatë 14 viteve të fundit, nuk ka luajtur vetëm në dy ndeshje derbi me Realin e Madridit dhe në të dyja këto ndeshje katalonjasit nuk arritën që të fitonin.

Sfidanti.al