Legjenda Brajtner thotë se Bajerni u bë prapë arrogant

Paul Brajtner ka qenë një nga lojtarët më të mirë të viteve 70-të për Bajernin dhe Gjermaninë Perëndimore. Ai nuk vazhdoi karrierë si Hënes apo Rumenige, por kjo nuk do të thotë se nuk di ta hapë gojën për të thënë mendimin e tij. Ky gjykim ishte tepër i hidhur për drejtuesit e sotëm bavarezë, duke i sulmuar sidomos për konferencën e tyre të shtypit, të ditëve të fundit.

“Me atë konferencë, Hënes dhe Rumenige shkatërruan gjithë përpjekjen disavjeçare të Bajernit për të mos u paraqitur arrogant, – u shpreh Brajtneri, – në 48 vjet që kam në klub, kurrë nuk e kisha imagjinuar se mund të shfaqej një dobësi e tillë”.

Hënes sulmoi median duke e akuzuar se nuk po i trajton me respekt lojtarët e Bajernit, veçse Brajtner vërejti se “në një krah ai kërkoi nga media respekt për lojtarët, në krahun tjetër ofendoi dhe akuzoi rëndë një ish-lojtar si Huan Bernat”. Legjenda e dikurshme gjermane e mbylli fjalën e tij duke thënë se “për Ulin, Bajerni ka qenë gjithnjë një familje, por tani fëmijët e kësaj familjeje mund të thonë se janë të turpëruar nga babai i tyre”.

Sfidanti.al