Ronaldo për Realin: Nuk flas për krizën, nuk mund të qajnë për mua

Pyetja nuk mund të mungonte, dhe përgjigja nuk mund të mos përdorej diku tjetër. Isko u pyet për ndikimin e largimit të Ronaldos tek Reali, dhe ylli spanjoll u përgjigj pa hezituar se “nuk mund të qajmë për dikë që nuk deshi të rrinte me ne”. Kjo përgjigje u përdor për të “provokuar” Kristianon, ndërsa jepte konferencën mediatike në “Old Traford”.

“E po mirë, me të vërtetë që nuk mund të qajnë, – ishin fjalët e tij, – mua nuk më takon që të komentoj krizën e ish-ekipit tim”. CR7-ta padyshim u ballafaqua me “investigimin” për përdhunimin e dyshuar, dhe përgjigja ishte për kopertinë, siç është mësuar.

“Në fund të fundit, e vërteta del në dritë, – u shpreh portugezi i Juventusit, – unë jam shkëlqyeshëm. E dua futbollin dhe kam njerëz që kujdesen për mua, kam familje të shkëlqyer, kam 4 fëmijë, jam i shëndetshëm, kam gjithçka dhe, prandaj nuk mund të jep përveçse i lumtur”. Kristiano do të përballet me ish-ekipin e tij, Mançester Junajtidin, në “Old Traford”, për javën e tretë të grupeve në Champions.

Sfidanti.al