Reali – gati Interit një ofertë që nuk refuzohet!

Gazeta spanjolle “Don Balon” shkruan se kryesia e Realit të Mazdridit do të përpiqet që të marrë në radhët e veta kapitenin e Interit, Mauro Ikardi, që ka disa vite qëështë midis golashënuesvemë të mirë tëSerisë A, ndërkohë që kohët e fundit edhe trajneri i njohur italian, Fabio Kapelo, deklaroi se Ikardi do të jetë një zëvendësues ideal i Ronaldos në klubin “mbretëror”.

Edhe në klubin madridas janë ndërgjegjësuar tanimë se ai duhet të gjejë menjëherë një pasues të Ronaldos, pasi që nga largimi i këtij të fundit për te Juventusi, “galaktikasit” kanë marrë tatëpjetën: në pesë ndeshjet e fundit kanë shënuar vetëm një gol!

Reali, sikurse vë në dukje gazeta e lartpërmendur, ka bërë gati një ofertë mjaft atraktive përInterin: ai do t’i ofrojëatij mesfushorin e vet kroat,  Luka Modriç, plus 40 milionë euro për shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Sfidanti.al