Barça, Pikesë: Ose luaj futboll ose merru me kompaninë tënde!

Krerët e Barcelonës i kanë tërhequr vërejtjen lojtarit të tyre, Zherar Pike, se ai kohën e lirë e shfrytëzoi që të shkonte në Shangai për punët veta. Ky mbrojtës i klubit katalonjas, në fakt, shkoi në qytetin e mësipërm kinez, ku zhvillohej turneu i mjeshtrave të tenisit, që të bindte yjet e tij që ata të merrnin pjesë në versionin e tij të Kupës së Dejvis. Në Barcelonë, këtë “ekskursion” të tij në Kinën e largët nuk e pritën mirë.

Pike dhe kompania e tij “Kosmos” morën “dritën e gjelbër” nga ITF-ja (Federata Ndërkombëtare e Tenisit) që ta reformojnë Kupën Dejvis që nuk do të zhvillohet më gjatë sezonit, por do të zhvillohet si një turne më vete në nëntor të çdo viti. Kështu, formati i këtij konkurrimi do të ndryshojë mbas 118 vitesh, por, megjithatë, jo të gjithë tenistët e mbështesin këtë projekt të ri. Kjo është arsyeja që Zherar Pike udhëtoi vetë për në Shangai që t’i bindte tenistët që të luanin në “ligën e tij”.

Gazeta spanjolle “AS” shkruan se klubi i Barcelonës ia ka shprehur hapur pakënaqënë e vet Pikes si ai më shumë i kushton vëmendje kompanisë së vet sesa futbollit, ndërkohë që klubi katalonjas nuk i ka punët mirë në La Liga dhe një nga fajtorët për këtë situatë të ekipit është edhe Pike me gafat e mëdha që ka bërë në ndeshjet e fundit të Barcelonës.

Sfidanti.al