Media spanjolle shkruan sulmuesi i Atletikos së Madridit, Diego Kosta, nuk është i kënaqur me statusin e tij dhe po shqyrton mundësinë që të largohet nga ky klub, nëse kryesia nuk do t’ia përmbushë atij kërkesën.
Për shkak të ofertave ngulmuese e tunduese të Barcelonës, Atletiko e Madridit u detyrua që t’ia ngrinte pagën yllit të vet kryesor, Antoan Grizman, me synimin që ta mbante atë në klub dhe kështu tani ky futbollist francez merr 20 milionë euro në vit. Diego Kosta, nga ana tjetër, merr 8 milionë euro dhe, sikurse shkruan “Marka”, kjo situatë nuk i pëlqen Diego Kostës që ka mbetur i pakënaqur.
Gazeta e mësipërme shkruan se futbollisti i natyralizuar spanjoll tanimë ia ka bërë të ditur kërkesën e tij kryesisë së Atletikos dhe e ka paralajmëruar atë se, nëse atij nuk do t’ia plotësojnë kërkesën, ai do të largohet.
Sfidanti.al