Ibra në mbrojtje të Murinjos: Asnjë trajner s’mund të bëjë çudira

Mançester Junajtidi nuk po luan aspak ashtu sikurse dëshirojnë tifozët e tij, ndërkohë që trajneri i tij, Zhoze Murinjo, është vënë në qendër të kritikave të forta nga katër anët, por, sidoqoftë, ka edhe nga ata që e marrin atë në mbrojtje dhe midis tyre… edhe Zllatan Ibrahimoviç.

“Murinjo është një trajner i nivelit të lartë. Trajneri i mirë përpiqet që ta bëjë të mirë edhe ekipin që drejton. Pra, ju jeni aq i mirë, sa i mirëështe edhe ekipi që ju drejtoni. Nuk ka ndonjë trajner që mund të bëjë çudira. Unë e di se rezultatet janë tregues të punës së trajnerit, por, sidoqoftë, jo gjithnjë gjërat shkojnë ashtu si duhet. Premier Liga është e vështirë, por, në qoftë se ka njeri që di të fitojë, ai është Zhoze”, vuri në dukje Ibrahimoviçi.

Sfidanti.al