Diego Armando Maradona, para disa ditësh, e befasoi opinionin publik, kur në një deklaratë të tij përdori fjalë të pahijshme në adresë të Lionel Mesit, për të cilin ai më parë thoshte vetë fjalë shumë të mira. Maradona deklaroi se Argjentina nuk mund të ketë një lider që shkon 20 herë nëWC para ndeshjeve, duke pasur parasysh Mesin, por, sidoqoftë, taniduket se ai ka ndërruar mendim, duke e pranuar gabimin dhe duke paralajmëruar se ai do t’i kërkojë falje asit të Barcelonës.
“Maradonës i vjen shumë keq për fjalët që ai tha në adresë të Mesit. Diego është lider dhe ai asnjëherë nuk flet keq për ekipin kombëtar të Argjentinës. Ai donte të thoshte diçka tjetër, donte të thoshte se ai është ndryshe nga Mesi dhe jo ta nënvlerësonte. Ai do ta marrë vetë personalisht në telefon dhe do t’i kërkojë falje Mesit”, tha avokati i Maradonës, Matias Merlo.
Sfidanti.al