“Bombë” nga Apeninet: Juventusi “gjuan” Rashfordin!?

Ka mundësi që sulmuesi i Mançester Junajtidit, Markus Rashford, të largohet nga “Old Traffordi” dhe të bëjë një transferim shokues për te kampioni i Italisë, Juventus. Të paktën, kështu shkruajnë disa mediume angleze dhe italiane, sipas të cilëve “zonja e vjetër” torineze po shfaq një interesim serioz për futbollistin anglez në fjalë.

Gazeta “Sun” shkruan se klubi bardhezi ka nisur përpjekjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit këmbëshpejtë angleze dhe se është gati që të paguajë 74 milionë euro për të.

Trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, rrallë herë i ka dhënë mundësinë Rasfordit që ai ta fillojë ndeshjen që në fillim tësaj dhe ky fakt mund të ndikojë shumë në vendimin e këtij futbollisti që ai ta ndryshojëmjedisin. Por, vështirë se kryesia e klubit të “Old Traffordit” do të pranojë që ta shesë atë, por te Rashfordi pakënaqësia ndaj minutazhit jo të plotë të tij në lojë po rritet nga ditë në ditë. Kontrata e Rashfordid 20-vjeçar me Junajtidit është deri më 2020, por ai, sidoqoftë, është i zhgënjyer se nuk po luan plotësisht.

Sfidanti.al