Ka shumë mundësi që trajneri Hulen Lopetegi të qëndrojë te Reali i Madridit edhe vetëm tre muaj, nëse ai nuk do të arrijë rezultate të mira në tri ndeshjet e ardhshme kundër Levantes, Viktoria Plzenit dhe Barcelonës.
Gazeta italiane “Korriere delo Sport” shkruan që në faqe të parë se në fillim të kësaj jave krerët e Realit kanë kontaktuar me trajnerin italian, Antonio Konte, qëpër momentin është i paangazhuar. Gazeta në fjalëvë në dukje se Konte ka dhënë përgjigje pozitive, pra se ai është gati që ta zëvendësojë Lopetegin në stolin e drejtimit të klubit mbretëror.
Sfidanti.al