Përse dora e Manzukiçit dridhet për të firmosur me Juventusin

Juventusi ka vendosur që t’i ofrojë një kontratë të re sulmuesit kroat, Mario Manzukiç, por thuhet se ky i fundit ende nuk e ka vendosur, nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Torino. “Gazeta delo Sport” shkruan se Manzukiçi 32-vjecar i ka ndërprerë bisedimet me kryesinë e Juventusit për kontratën e re, ndërkohë që kjo aktuale e ka vlerën deri më 2020.
Gazeta e mësipërme vë në dukje se Manxha do t’i vazhdojë bisedimet, kur ta vendosi plotësisht se ai do të vazhdojë të qëndrojë në Torino.
Momentalisht, Manzukiçi fiton 3,5 milionë euro në vit, ndërkohë që Juvja ka në plan që t’ia ngrejë pagën deri në 5 milionë euro në vit. Sulmuesi kroat, gjatë verës, refuzoi një ofertë nga Kina, ndërsa ai është futbollisti më i shtrenjtë kroat i të gjithë kohërave. Këtë sezon ai e ka filluar mjaft mirë me katër gola dhe dy asistenca goli në nëntë ndeshje.
Sfidanti.al