Përfaqësueja e Gjermanise, ashtu si edhe në Botërorin e fundit të Rusisë, po vazhdon serinë e ndeshjeve të humbura, duke ngjalluar një pakënaqësi të madhe te tifozët. Shumë nga këta të fundit kanë vënë në qendër të kritikave trajnerin e manshaftit, Joakim Lëv, për të cilin ata thonë se ai duhet të largohet menjëherë.
Në ndeshjen e fundit, Gjermania humbi ndaj Francës 2-1, megjithëse kaloi e para në avantazh me penallti. Trajneri Lëv shprehu zhgënjimin e tij lidhur me rezultatin, por tha se ai ishte i kënaqur me lojën e ekipit të tij:
“Unë jam i zhgënjyer nga rezultati, por jam i kënaqur me performancën e ekipit tonë. Ne treguam një nivel të lartë loje, pikërisht atë që kërkohet, por Franca, sidoqoftë zotëron kualitete individuale që ajo i shfrytëzoi më së miri”, tha trajneri i përfaqësueses gjermane, Joakim Lëv.