Rikthehet Anglia, triumfi i parë në Spanjë që nga Linekeri

Kishte 31 vjet që asnjë lojtar i Anglisë nuk arrinte të shënonte në tokën spanjolle. i fundit kishte qenë “qiellori” Geri Lineker, me 3 rrjetat në mbrëmjen e tij të madhe në “Santiago Bernabeu”, kur Anglia fitoi 4-2 në 1987. Tashmë, Lineker (në foto) është i treti lojtar nga fundi që shënoi ndaj Spanjës në Spanjë. Anglia e Garet Sauthgejtit u ngjit një hap më lart drejt madhështisë, kur pas barazimit në Kroaci, triumfoi 3-2 në Sevilje, në sfidën e tretë të Ligës së Kombeve.

Rahim Stërling realizoi dy herë dhe Markush Rashford shënoi një rrjetë tjetër, ndërsa Sauthgejt ia doli me formacionin më të ri titullar të kombëtares angleze që nga viti 1959. Mediat angleze, me të drejtë e quajtën këtë si fitorja më e madhe e “tre luanëve” që nga suksesi 5-1 në Mynih ndaj Gjermanisë.

Nuk dihet nëse kjo fitore do të mjaftojë që Anglia të kualifikohet për në raundin e dytë, pasi barazimi në Rijekë ndaj Kroacisë mund ta dënojë, nëse Spanja ia del në vendin e vogël ballkanas. Gjithsesi, në përballjen direkte, anglezët janë më mirë, por sidomos fituan një plus të madh psikologjik me suksesin e madh ndaj skuadrës që vlerësohet si favorite për Ligën e Kombeve.

Ja Anglia që fitoi në Sevilje: Pikford, Tripier (Aleksandër-Arnold 85’), Megajër, Gomez, Çiluell, Barkli (Uolker 75’), Dajër, Uinks (Çalobah 90’), Stërling, Rashford, Kejn. Tr. Sauthgejt

Sfidanti.al