Kabib Nurmgomedovit duket se i është hapur oreksi pas fitores me Konor Mekgregor në kategorinë UFC. Sportisti nga Dagestani po kërkon sfida të reja dhe duket se e ka përcaktuar se cili do të jetë kundërshtari i tij. Bëhet fjalë për boksierin amerikan Floid Mejuedhër si për të zhvilluar atë që quhet spin-off (vijimi) i duelit Mekgregor-Mejuedhër. Sfida ndaj kampionit të pamposhtur të boksit, u lëshya nga Nurmagomedov nëpërmjet një video që e publikoi Shefi Ekzekutiv i ‘Mayëeather Promotion’, Leondard Elerbe në profilin e tij në rrjetin social Instagram
‘Jam gati për të dueluar. 50-0 kundër 27-0, dy sportistë që nuk kanë humbur kurrë-ishin fjalët e Nurmagomedov në videon nëpërmjet së cilës lëshoi sfidën e tij-në xhungël ka vetëm një mbret që jam unë, sepse ai nuk e mundi McGregor, ndërsa unë e bëra me lehtësi’
Ndërkaq, theksohet se Nurmagomedov ashtu sikurse edhe Konor MekGregor janë pezulluar nga UFC pas dhunës së shfaqur në përfundim të ndeshjes mes tyre në Las Vegas.
sfidanti.al