Në Belgjikë shpërthen skandali i trukimit të ndeshjeve. Në këtë vend policia ka kreyer një sërë kontrollesh në selitë e klubeve që janë pjesë e Divizionit të parë të kampionatit belg të futbollit. Mes klubeve që iu nënshtruan kontrollin janë Genk që aktualisht kryeson kampionatin, Anderleht, Bryzh dhe Standard Liezh. Mësohet se organet hetimore po i hetojnë këto klube për një sërë veprash penale si riciklim dhe korrupsion. Por jo vetëm kaq, prokuroria belge bën të tditur se janë kryer 13 kontrolle edhe jashtë kufijve belgë
Operacioni i kryer në belgjikë është shoqëruar edhe me disa arrestime mes të cilëve figuron edhe emri i trajnerit kroat të Bryzhit, Ivan leko, ndërkohë që ka reaguar presidenti i klubit, Bart Verhege: ‘Nuk kemi asgjë për të fshehur, kemi cuar për verifikim kontratat dhe faturimet dhe do të zbullohet se gjithcka ka qenë e rregullt-tha ai.
Doli me një deklaratë për shtyp edhe Federata Belge që komentoi hetimet që po zhvillohen mbi trukimet në kampionatin belg të futbolliot. ‘është një rast shqetësuese për futbollin tone-tha një zëdhënës i KBVB-jemi në pritje të rezultateve të hetimeve dhe marrjeve në pyetje’
sfidanti.al