Ronaldon nuk e sulmojnë të gjitha gratë; e mbron Rafaela Fiko

Kristiano Ronaldo është në vorbullën e një skandali seksual pasi akuzohet për përdhunimin e Kethrin Majorgës në vitin 2009. Por portugezi, përvec nënës dhe motrës së tij, ka gjetur mbështetjen e Rafaela Fikos, me të cilën ka pasur një lidhje prej 11 muajsh

‘Kur ndodh një gjë e tillë, gjithnjë befasohesh-tha Rafaela Fiko për median italiane-kam qenë e lidhur me të për 11 muaj dhe mund të them se kristiano është një djalë normal, i qetë, i thjeshtë. me mua ka qenë gjithnjë një zotëri i vërtetë. Si sillej në shtëpi? stërvitej edhe aty pas darke. Shikonte një film, relaksohej e bënte ushtrime fizike’.

Lidhja mes Kristiano Ronaldos dhe Rafaela Fikos nisi në mesin të qershorit të 2009, por fotoja e parë e tyre së bashku ishte ajo e bërë në fundin e qershorit të atij viti në prapaskenën e koncertit të Elton Xhonit. Pas 11 muajsh, kjo dashuri e madhe mes bukuroshes dhe Ronaldos përfundoi.

sfidanti.al