E cuditshme, por e vërtetë; Zhoze Murinjo, nuk jeton në një vilë apo apartament. që nga viti 2016, kur mbërriti në Mançester, trajneri portugez, vendosi të banojë në një suite luksoze në hotelin me 5 yje ‘Loëry’ që kushton rreth 700 Euro/nata.
Është një suitë, që mund të konsiderohet edhe si një apartament i mirfilltë elegant dhe privat dhe ai banon aty prej 825 ditësh. Është ky një fakt që ka ngjallur mjaft kureshtje në median britanike duke parë edhe situatën që po përjeton tekniku 55 vjecar në këtë fillim sezoni, kontrata e të cilit me Mancester Junajtid skadon në vitin 2020.
Sipas medias britanike, Murinjo që nga korriku i 2016 e deri tani ka shpenzuar plot 560 mijë Euro për strehimin e tij. Duke u kthyer te aktualiteti sportiv, pavarësisht fitores me Njukasëllin, pozitat e Murinjos janë ende shumë të tronditura në stolin e Mancester junajtid dhe hija e Zidan vazhdon të qëndrojë mbi të.
sfidanti.al