Nga Mesi tek Suarez, motivet e dështimeve të Barcelonës

Ernesto Valverde u shpreh se Barcelonës i kanë ikur nga duart pesë pikë që do të ishin të lehta për t’u marrë në një sezon tjetër. Dy të humbura me Gironën në “Kamp Nou” dhe tre në fushën e Leganjesit janë diçka që nuk i ndodh as Valencias, jo më Barcelonës, por ja që kështu është realiteti. Sergio Buskets, gjithashtu, u shpreh i shqetësuar pas katastrofës së mesjavës. “Po lejojmë të pësojmë gola të lehtë”, – u shpreh “metronomi” i ekipit.

Mediat spanjolle analizojnë se problemet janë të mëdha pasi Valverde nuk ka stolin në nivel të barabartë me formacionin, por jo vetëm kaq. Leo Mesi nuk po arrin të shkëlqejë dhe të jetë vendimtar jashtë “Kamp Nout”, ndërsa nisin pikëpyetjet për formën e tij tani që është 31 vjeç, ndërsa aspekti fizik nuk ka qenë kurrë pika e tij e fortë. “I vë kapakun” Luis Suarez, pasi uruguajani po kalon një fillim tepër të vështirë të sezonit. Ai ka qenë vendimtar për katalanasit, por për momentin nuk po arrin t’i ndihmojë.

Sfidanti.al