Kavani e Nejmar patën një mik të veçantë, Majkëll Xhordanin

Ata janë numrat 9 dhe 10, ndërsa ai ka qenë numri 23. Edinson Kavani e Nejmari patën një mik të veçantë në “Park dë Prensis”, pikërisht legjendën e basketbollit botëror, Majkëll Xhordan. Kjo përkoi me një datë të rëndësishme për Paris SG, pasi në 26 shtator 1997, Çikago Bulls e Xhordanit, Pipenit dhe Kukoçit, u ndesh në Francë me PSG Rasingun, duke fituar butë 89-82. “Lartësia e tij”, Xhordan, ishte shënuesi më i mirë me 28 pikë.

Në përkujtim të asaj sfide, “Air Jordan” mbërriti n Paris, zuri vend në stadium dhe u nderua duke iu dhënë fanela e PSG-së me numrin 23, nga duart e presidentit Al Helaifi. Në fushë luajtën Paris SG dhe Reimsi, me kryeqytetasit që fituan 4-1, me gola të shënuar nga Edinson Kavani (2), Nejmar dhe Mënier. PSG kryeson Ligën e Parë franceze me 21 pikë të plota në 7 ndeshje, plot 8 pikë para Lionit, Marsejës dhe Lilës. Një kampionat i marrë fund që në shtator.

Sfidanti.al