Golat janë 15-3 ndaj 12-3, a ka shpresë Dortmundi me Bajernin?!

Në krye të tabelës është gjithnjë emri i zakonshëm, por kjo javë ishte ajo e rrëzimit të gjigandëve, dhe e “kryengritjes së popullit”. Borusia e Dortmundit arriti një fitore emfatike 7-0 ndaj Nyrembergut, një nga më të thellat e historisë së saj dhe të Bundesligës, duke qenë tani vetëm 2 pikë prapa Bajernit, që u ndal në fushën e vet nga Augsburgu.

Skuadra e trajnerit Lysien Favre po e justfikon deri tani epitetin e “anti-Bajernit”, duke i dhënë shpresë një vendi të madh të futbollit si Gjermania, se kampionati më në fund do të ketë rivalitet. Dortmundi madje, për momentin, ka golaverazh më të mirë sesa kampionët, 15-3 ndaj 12-3, pra forca për të ecur përpara nuk i mungon. Kapiteni Marko Rojs (në foto) shënoi dy herë, Larsen, Hakimi, Akanji, Sanço dhe Vajgl ishin autorët e tjerë.

Sfidanti.al