“Alo Ed, jam Zizuja”! Zidan ndez iluzionet si turist në Londër

Për momentin është pa punë, por ky status mund të ndryshojë shpejt. Zinedin Zidan po përfiton nga ditët e lirisë që i kanë mbetur për të shëtitur rruzullin, këtë herë jo si lojtar apo trajner në detyrë, por si njeri i shpenguar që kërkon të shijojë. Ndalesa e radhës në “xhiron e botës” ishte Londra. Në kryeqytetin britanik, legjenda franceze u fotografua në krah të gruas së tij, Veronika, ndërsa pati edhe shumë shaka në rrjetet sociale, për një foto të tij duke folur në telefon, në një nga kabinat historike londineze. Shumë anglezë komentuan se kjo telefonatë mund të kishte qenë me Ed Uduordin, shefin e Mançester Junajtidit, për t’i dhënë fund vuajtjeve të Zhoze Murinjos në “Old Traford”.

Sfidanti.al