A ka shans sot Bajerni të marrë një superyll si Hazari?!

Disa burime kanë theksuar se Bajerni i Mynihut i ka vënë vetes detyrë që të marrë si përforcim sezonin e ardhshëm, superyllin e Belgjikës dhe të Çelsit, Eden Hazar. Flitet për një investim që mund të shkojë në 150 milionë apo 200 milionë euro, duke menduar se Nejmar shkoi në 222 dhe Mbape 180 milionë euro. Gjithsesi, problemi kryesor për Bajernit nuk do të jetë ai i parave, pasi bavarezët nuk janë keq financiarisht, por që të marrin në Bundesligë një lojtar nga më të mëdhenjtë e botës.

Hazar luan në Premier Ligë, një kampionat ku ka konkurrencë të fortë nga Mançester Siti, Liverpuli, Mançester Junajtidi, Çelsi, Arsenali apo Totenhemi, ndërsa në Gjermani duket si një garë “me një kalë të vetëm”. Për më tepër, pozitat më të mira për Hazarin i ka Reali, i cili u duk se ishte pranë tij këtë verë, për të hequr dorë në momentin e fundit. Më të mundshëm për t’u marrë janë talenti i ri i Ajaksit, Frenki De Jong dhe mbrojtësin e Lajpcigut, Klosterman.

Sfidanti.al