Falë ndeshjeve mjaft të mira në skenën evropiane të futbollit gjatë viteve të fundit, sidomos, vitin e fundit, klubi tetovar i Shkëndijës në ranglistën më të fundit të UEFA-s konsiderohet si klubi më i mirë në Maqedoni.
Tetovarët me 6000 pikë ndodhen në vendin e 161-të, duke kaluar klubin më me shumë trofe në Maqedoni, Vardarin e Shkupit, që me 5000 pikë ndodhet në vendin e 193-të. Më pas, vijnë Rabotniçki i Shkupit në vendin e 227-të, Shkupi në vendin e 361-të dhe kështu me radhë.
Klubi më i mirë në listën e lartpërmendur është Reali i Madridit kampion i Evropës, i ndjekur nga Bajerni i Mynihut, Barcelona, Atletiko e Madridit, Juventusi, Sevilja, PSZh-ja, Mançester Siti, Arsenali dhe Shahtjori i Donjeckut.
Sfidanti.al