Sezoni i ri i Ligës së Kampioneve nisi me një fitore bindëse 4-0 të Barcelonës ndaj PSV-së holandeze dhe në këtë ndeshje shkëlqeu Lionel Mesi që shënoi tre gola. Synimi kryesor i asit legjendar argjentinas është që Barcelona ta fitojë kësaj here titullin e kampionit të konkurrimit më elitar evropian, por, nëse kihet parasysh tradita, atëhërë, ka mundësi që ky trofe të përfundojë përsëri në vitrinën e stadiumit “Santiago Bernabe”.
Dy herë deri tani, Mesi e ka filluar me tregolësh dhe në të dy rastet kampion Evrope ka dalë Reali i Madridit: në sezonin 2013/14, kur Leo shënoi tre gola në ndeshjen që Barcelona e fitoi 4-0 me Ajaksin dhe në sezonin 2016/17, po tre gola, në ndeshjen që Barça e fitoi 7-0 ndaj Selltikut të Glasgout.
Në fund të atyre sezoneve, Reali ka fituar titujt e Ligës së Kampioneve, duke mundur 4-1 në një finale dramatike Atletikon e Madridit dhe po me 4-1 Juventusin.
Sfidanti.al