Kapiteni i Interit, Mauro Ikardi, thotë se Interi mund të konkurrojë me cilindo ekip të Evropës. Interi deri në min. e 86-të ishte në disavantash 1-0 ndaj Totenhemit në ndeshjen e parë të grupit në Ligën e Kampioneve, por, më pas, Ikardi shënoi një eurogol, ndërkohë që Stefan De Braj shënoi në shtesë, duke i dhënë fitoren aq të dëshiruar ekipit italian.
“Ne e dimë se kemi një ekip të fortë dhe se mund të konkurrojmë me cilindo ekip. Ne kishim tre muaj që e prisnim këtë ndeshje dhe kjo fitore na jep një forcë e motivim të madh për më tej në Ligën e Kampioneve. Një ndeshje si kjo është një nxitje e madhe për neve, megjithëse fitorja e një ndeshjeje nuk do të thotë asgjë në këtë Ligë. Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe ta mbledhim mendjen se mund të luajmë kundër çdo ekipi në Evropë”, theksoi Ikardi.
Sfidanti.al