Leverkusen, kthim në Europë pas … 554 ditësh, por “i plagosur”

Legjenda Rudi Fëler do të kishte dashur që atmosfera të kishte qenë paksa më e mirë në këtë rikthim europian. Bajer Leverkusen do të luajë ndeshjen e parë në kontinent, për Ligën e Europës, në fushën e Ludogorecit në Bullgari (ora 21:00), pas plot 554 ditësh, veçse morali nuk duket edhe aq i lartë. Kjo, pasi skuadra e mbiquajtur “e aspirinave” e ka nisur Bundesligën me tri humbje radhazi, diçka që nuk i ndodh shpesh.

“Është koha për të bërë kthesën, – lëshon alarmin kampioni i botës me Gjermaninë në 1990, – ne jemi thellësisht në borxh me tifozët, dhe lojtarët e trajneri e dinë se duhet të reagojmë”. Fëler kërkon jo vetëm një sukses sot, por edhe një bazë për të përmbysur situatën në Bundesligë, ndërsa në fundjavë luhet në shtëpi ndaj Maincit.

Sfidanti.al