Reali është më i rrezikshëm pa Ronaldon?! Dani Alvesh kundër rrymës..

Reali i Madridit, gjatë sezonit veror të transferimeve, mbeti pa yllin e vet kryesor, Kristiano Ronaldo, që shkoi te Juventusi. Në vend të asit portugez, Reali nuk gjeti ndonjë zëvendësues të denjë, kështu që shumëkush konsideron se klubi “mbretëror” është dobësuar mbas largimit të tij, sidomos, në vijën e sulmit, kështu që ky ekip do ta ketë më të vështirë që të fitojë ndonjë trofe të ri. Megjithatë, me këtë qëndrim nuk pajtohet futbollisti brazilian, Dani Alvesh, pjesëtar i përfaqësueses braziliane, që ka mendimin se formacioni aktual i Realit është më i rrezikshëm sesa ai, kur me të luante Ronaldo.
“Në kundërshtim me atë që thotë shumica, Reali është bërë një ekip më i rrezikshëm pa Ronaldon. Tani është më vështirë sesa ka qenë më parë, por edhe më parë nuk ka qenë e lehtë, por, atëkohë, ne përqëndroheshim më shumë të Ronaldo, kurse tani janë bërë më të rrezikshëm. Reali tani është bërë më ekipor, sidoqoftë largimi i Ronaldos përbën një humbje të madhe, por Reali është Reali”, vuri në dukje Alveshi.
Sfidanti.al