Në “San Siro” tifozët po mendonin se po shikonin një tjetër ndeshje “nga ato”. Përsëri një Inter që luan e luan, sillet vërdallë nëpër fushë për të pranuar në fund humbjen e radhës. Totenhemi kishte kaluar në epërsi në ndeshjen e parë të Championsit, me anë të Kristian Eriksenit në minutën e 54-ët, dhe zikaltërit as nuk po arrinin të “gërvishnin” një herë në portën angleze.
Sidoqoftë, me Interin nuk duhet thënë kurrë “kurrë”, sidomos kur është me shpatulla pas murit. Mund të mos fitojë Serinë A, mund të mos dalë kampion i Europës, por ka disa “shkëndija” nga ato që me të drejtë i kanë dhënë epitetin “i çmendur”. Këtë herë ishte Mauro Ikardi që i pati shkëndijat me golat në minutën e 85-të dhe pastaj, në sekondat e fundit për t’i dhënë ekipit të tij një fitore që do të mbahet mend.
Nuk dihet sesa besim do të fitojë Interi me këtë sukses, sa do të bindë veten dhe të tjerët, por gjithsesi, ishte një sukses me shpirt. Një festë për rikthimin pas 6 vitesh në Champions, dhe një kënaqësi besohet e merituar pas në pjese të parë shumë të mirë, dhe pse pa rezultat. Totenhemi, ndërkaq, është në pozitat e interistëve, me tri humbje radhazi për herë të parë nën drejtimin e Poçetinos.
Sfidanti.al