Gjokoviçi me mesazh të fortë në mbështetje të Crvena Zvezdës në Champions

Novak Gjokoviçi vizitoi keto ditë klubin e Crvena Zvezdës, më saktë, stadiumin e saj “Rajko Mitiç” ose, sikurse e quajnë atë rëndom tifozët e vet, “Marakanën” e lavdishme. Ai u prit nga njerëzit kryesorë të këtij klubi të famshëm beogradas me në krye Zvezdan Terziçin, ndërsa ndoqi edhe ndeshjen që Zvezda e fitoi thellë 6-0 kundër Radnikut. Media serbe, me këtë rast, bëri shaka se Crvena Zvezda do të bënte mirë që të merrte Gjokoviçin që të bëhej me e fortë në Ligën e Kampioneve, në fazën grupore të së cilës ekipi beogradas do të marrë pjesë sivjet për her të parë, qëkur ky konkurrim ka marrë emërtimin Liga e Kampioneve (1993).
Tenisti serb, Novak Gjokoviç, i emocionuar, vuri në dukje se ai është një tifoz i madh i Crvenës, qëkur ishtë fëmije. “Ky është një moment shumë emocional, unë jam tifoz i Zvezdës, qëkur kam qenë i vogël, dhe gëzohëm ose hidhërohem me këtë klub. Djema, ju keni mbështetjen e madhe nga të gjithë dhe unë besoj se ju do t’i lëvizni kufijt e tanishëm. Hajde, ta bëjmë këtë!” – ishte mesazhi i Noles drejtuar lojtarëve dhe klubit të tij të zemrës.
Sfidanti.al