Sarri fshihet: Çelsi nuk eshte ende gati per te fituar

Mauricio Sarri nuk zhgenjen asnjehere dhe dhuron perlen e radhes ne konferencen e shtypit. Trajneri italian i Çelsit deshi t’i pergjigjej me ironi kolegut te tij te Kardifit, Nil Uarnok qe theksoi se ardhja e Sarrit ne Premier League ishte si nje oksigjen.

‘Ishte duhan me shume se oksigjen ardhja ime-ishte pergjigjja e Sarrit qe shkaktoi te qeshura te gazetaret e pranishem.

Me pas Sarri iu pergjigjgj duke mbajtur nje profil tevulet, atyre qe e pyeten nese Çelsi do te fitoje Premier Leaguen.

‘Ne kete moment mund te them Mançester Siti apo Liverpul. Nuk jemi ende ne nivelin e tyre-vijoi Sarri-duhet ende te permiresohemo sidomos ne aspektin mbrojtes sepse nuk jemi mjaftueshem solide’.

Sarri nuk ngurroi t’i hape dyert Xhon Territ kapitenit legjendar te Bluve te Londres qe tashme eshte 37 vjec dhebqr ne 2017 u largua per te Aston Vila.

‘Terri do te jete gjithnje i mirepritur ne shtepine e tij-tha Sarri-heren e fundit qe fola me te me tha se deshiron te luaje edhe per nje tjeter sezon. Me siguri do te jete nje pike referimi per mua dhe te gjithe ne. Varet gjithcka prej tij, do qe te luaje edhe per nje tjeter sezon dhe eshte e drejte. U perpoqa ta ndihmoj, jam shume i lumtur’.

Sfidanti.al